Tiranë/ Pezullohet polici që u përfshi në sherrin masiv tek Blloku

Tiranë/ Pezullohet polici që u përfshi në sherrin masiv tek Blloku

AMP ka pezulluar policin e përfshirë në sherrin masiv në Tiranë.

Njoftimi 

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) në bashkëpunim me Specialistë të Hetimit të Komisariatit të Policisë Nr.2 Tiranë, kanë kryer veprimet e para hetimore dhe kanë referuar materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë në ngarkim të punonjësit të policisë me iniciale D.N. dhe gjashtë shtetasve të tjerë, të dyshuar për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”.

Procedimi penal në ngarkim të punonjësit të policisë, N/Komisar D.N., me detyrë Specialist për ekzekutimin e vendimeve penale dhe armatimit pranë Komisariatit të Policisë Nr.1 Tiranë, ka filluar pasi më datë 09.09.2023, rreth orës 02:00, gjatë qëndrimit të tij në ambientet e një lokali në zonën e ish-Bllokut Tiranë, pas përfshirjes në një konflikt fizik, për motive të dobëta, mes disa shtetasve që ishin nën ndikimin e pijeve alkolike, ai ka goditur me sende të forta duke i shkaktuar lëndime disa personave. 

Pas marrjes së ndihmës së parë dhe mjekimit në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare, pajisjes me vendimet përkatëse të ekspertimit mjeko-ligjor dhe marrjes së ndihmës së parë mjekësore, shtetasit janë larguar në banesat e tyre, ndërsa provat në vendngjarje i janë nënshtruar ekspertimit teknik vlerësues.

Vijojnë hetimet për individualizimin e përgjegjësisë penale të gjithësecilit prej personave të përfshirë në këtë konflikt, apo identifikimin e personave të tjer.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit kanë filluar hetimin administrativ për “Shkelje të rëndë” të Rregullores së Disiplinës së Policisë së Shtetit për punonjësin e policisë, N/Komisar D.N. dhe është bërë pezullimi nga detyra i këtij punonjësi.


Lajmi kryesor:

Tiranë/ Sherr masiv me gota e shufra hekuri në lokalin e natës tek Blloku, i përfshirë dhe një polic! 3 përfundojnë në spital


S.G/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar