TIRANË –  Një konflikt i hershëm familjar ka çuar deri në përdorimin e armëve. Bajram Cejku ka qëlluar me arme zjarri ndaj ish-dhëndrit të tij Xhevahir Bajraktari 50 vjeç dhe një mikut të Edmir Rrelaj, 35 vjec duke i lënë të plagosur.

Autori i plagosjes është ndaluar nga policia një orë pas krimit, ndërsa të plagosurit u dërguan në Spitalin Ushtarak, ku Rrelaj është në gjendje të mirë shendetësore.

Ngjarja e rëndë ndodhi në autostradën Tiranë – Durrës ku Xhevair Bajraktari është edhe pronar i lavazhit.

Policia arrestoi autorin pranë Stacionit të Trenit në Tiranë, ndërsa si provë materiale iu gjet një armë tip kallashnikov që mendohet se është përdorur në momentin krimit. Në një deklaratë për media nga policia bëhet e ditur se ngarja ndodhi për shkak të një konflikti të hershëm. Mbi autorin rëndon akuza "vrasje me paramendim e mbetur në tentativë" .

Lajmi u përditësua
 

Redaksia online
(ar.sh/ad.ti/sg/shqiptarja.com)