TIRANE- Një person ka mbetur i plagosur në orët e vona të së Martës si pasojë e një konflikti në një lokal pranë Tufinës në kryeqytet.
Sipas forcave të policisë i plagosur me mjete të forta ka mbetur shtetasi Ervin Matoshi, 32 vjeç i cili ka qenë në gjendje të dehur dhe njihet si person problematik.
32-vjeçari është transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Forcat e policisë së komisariatit numër 4 shoqërojnë disa të dyshuar për ngjarjen si dhe po punojnë për zbardhjen e plotë.
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com