Yzberisht/ Djali qëllon me thikë të dashurin e mamasë, pas sherrit në banesë, arrestohet (EMRAT)

TIRANË - Një burrë 53-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë në bark rreth mesditës në Tiranë në zonën e Yzberishtit, prej një 24-vjeçari i cili u vu në pranga nga policia.

Edi Rrapaj, ka qenë në gjendje të dehur dhe është transportuar në spital dhe raportohet jashtë rrezikut për jetën.

Policia fillimisht dyshoi të jetë dëmtuar vetë, por pasi sqaroi dinamikën, rezultoi se ishte qëlluar me thikë gjatë një konflkti brenda një shtëpie.

Autori i ngjarjes rezulton të jetë djali i gruas 24 vjeçar, me të cilën burri kishte lidhje sentimentale prej disa kohësh, pasi ajo ishte e divorcuar me babain e tij. Ngjarja ka ndodhur në oborrin e shtëpisë private në Yzberisht, në momentin që djali Aleksi Peto, ka hyrë në oborr dhe i ka parë bashkë. Ka nxjerrë thikën dhe e ka qëlluar 1 herë.

'Si rezultat i reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta hetimore u bë  identifikimi i autorit, shtetasit Aleksi Peto, 24 vjeç, banues në Tiranë dhe vijon puna për kapjen e tij. Ky shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me një mjet prerës shtetasin Edi Rrapaj, 53 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.', njofton policia.

Rrapaj është jashtë rrezikut, është operuar dhe është mirë. Djali 24 vjeçar u kap nga policia pak orë pas ngjarjes në Yzberisht.

'Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr 6,  bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Aleksi Peto, 24 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me një mjet prerës shtetasin Edi Rrapaj, 53 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.', tha më pas policia.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jari N: 26/01/2025 19:46

    Po ky i lënduar ça done te shtëpia apo u merte erë bajgave, këta burra janë mostra.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Vrau dëshmitarin e drejtësisë në Slloveni dhe ukrainasin në Itali, kush është ish-ushtaraku shqiptar i arrestuar! Anëtar i mafias malazeze ‘Skaljari’ (EMRI+SKEDA)

Vrau dëshmitarin e drejtësisë në Slloveni dhe ukrainasin në Itali, kush është ish-ushtaraku shqiptar i arrestuar! Anëtar i mafias malazeze ‘Skaljari’ (EMRI+SKEDA)