TIRANE - Një pikë bastesh në rrugën "Sandër Prosi" në kryeqytet është qëlluar me armë zjarri orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune. 

Sipas policisë, të shtënat janë dëgjuar rreth orës 02:45 të mëngjesit në drejtim të një pike "Eurolloto" dhe kanë alarmuar banorët e zonës përreth. Menjëherë pas sinjalizimit, forca të shumta policie mbërritën në vendin e ngjarjes ku nuk u konstatuan persona të lënduar, përveç dëmeve materiale. 

Policia po heton për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Blutë kanë sekuestuar kamerat e bizneseve përreth për të hedhur dritë mbi identiktin e autorëve të kësaj ngjarje. 

a.m/Shqiptarja.com