Një punonjëse të Policisë së Shtetit në drejtorinë e Tiranës i ka humbur arma e shërbimit. 

Sipas denoncimit të bërë nga policja, pistoleta "TT" i ka humbur në rrugën "Rrapo Hekali". Policia njofton se po punon për gjetjen e armës, ndërkohë që është pezulluar nga detyra efektivja. Gjithashtu, policia fton qytetarët që të bashkëpunojnë dhe të njoftojnë uniformat blu nëse kanë informacion për vendndodhjen e armës së shërbimit. 

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë ku është regjistruar edhe procedimi për punonjësen e Policisë së Shtetit. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com