TIRANE-Dy shtetas janë arrestuar në flagrancë pasi kanë goditur me grushta 4 punonjës të uniformave blu, duke plagosur një punonjëse të plicisë. Policia e Tiranës bën të ditur se janë vënë në pranga vëllezërit Suri Cena, 46 vjec, dhe Pluton Cena, 36 vjec. Gjithcka ka ndodhur rreth orës 22.30’, kur dy vëllezërit janë konfliktuar me dy shtetas të tjerë Naim dhe Vullnet Xhafa.
Në momentin që policia ka ndërhyrë për të shuar konfliktin, në bashkëpunim me njëri tjetrin shtetasit Suri Cena dhe Pluton Cena kanë goditur me grushta, shqelma dhe sende të forta, 4 punonjës policie të cilët kanë qënë duke ndërhyrë për të shuar konfliktin. Si pasojë ka mbetur e plagosur një efektive e policisë, e cila mësohet se ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Punonjësit e policisë ndaj të cilëve është ushtruar dhunë janë Ylber Shkalla, Armand Isufaj, Idajet Mucaj, ndërsa më e dëmtuar ka mbetur punonjësja e policisë, Eriklena Xhafa, e cila ka marrë plagë në kokë.
(jd/shqiptarja.com)