Policia e kryeqytetit ka prangosur disa persona të cilëve iu janë gjetur armë në automjetet e tyre.
 
Sipas policisë, në pranga kanë rënë: Piro Ymeraj, 49 vjeç, pasi gjatë kontrollit të mjetit tip “Range Rover”, i’u gjet dhe sekuestrua një armë zjarri tip pistoletë e llojit “WALTHER”.

Erion Begaj 28 vjeç, që ishte shpallur në kërkim, për veprat penale "Plagosje e lehtë me dashje" dhe "Armëmbajtje pa leje" pasi një vit më parë në lagjen "Kushtrimi" Vlorë, ka plagosur me armë zjarri, një person me iniciale A. H.

Po ashtu, në rrugën “Peti”, u ndalua izraeliti Omri Stobnik, 33 vjeç, pasi në automjetin tip “Mini Kuper”,i’u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një pistoletë zhurmuese e cila u dërgua në laboratorin balistik për egzaminim. 

Ndërkohë, për dhunë në familje janë prangosur Ervis Papleka, 33 vjeç dhe Alban Nozlli, 35 vjeç.
 
Sakaq, për veprën penale të “Mashtrimit” është kapur pas një kërkimi disa mujor Pashuk Vukulaj, 47 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 6 muaj burg.
 
 
 Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)