Kokaina mbyt Tiranën, fillojnë shkarkimet në polici, komisariatet që do preken

Policia e Tiranës prej më shumë se 3 muaj është angazhuar në një aksion për goditjen e trafikantëve të drogave në blloqet e pallateve, në afërsi të shkollave, lokaleve të natës, si dhe parqeve publike. Pjesë e këtij operacioni ka qenë dhe i arrestuarit në operacionin “Fresku”, 25-vjeçari me precedent penal, Ermal Dashi.

Ky i fundit është kapur me 70 doza kokainë, të cilat i kishte për klient të ndryshëm kundrejt vlerave 80-100 euro për gram në zonën e Freskut dhe Xhamllikut, në Tiranë. Ky shtetas është ndalur në Rrugën e Dibrës, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij është gjetur dhe kokaina e bërë gati për treg.


Kokaina e sekuestruar te Fresku në Tiranë

Çfarë ndodh aktualisht me luftën ndaj drogës në Tiranë?
Report Tv
ka mësuar se rezultatet e këtyre operacioneve do të jenë pjesë dhe e riorganizimeve në disa komisariate të Tiranës dhe strukturave antidrogë. Këto struktura pritet që të kenë ndryshime, të cilat lidhen nga shefat e komisariateve e deri te strukturat antidrogë dhe specialistët e zonave që do të etiketohen polici i komunitetit.

Komisariatet më të prekura, ku në territoret e tyre trafikohen dhe tregtohet lëndë narkotike nga kanabis, heroina dhe kokaina janë komisariati që përfshin dhe zonën më të populluar me lokalet e natës në Tiranë.

Ndjekur më pas nga komisariatet  në territorin e të cilëve janë identifikuar shumë vatra të shpërndarjes dhe tregtimit të narkotikëve. Por rezultatet në goditjen e këtij fenomeni mësohet se kanë qenë të ulëta, pasi masivisht janë ndaluar konsumatorë dhe shpërndarjes me doza të vogla narkotikësh dhe jo trafikantë apo bosët e tyre.

Burime nga Policia e Shtetit sqaruan për Report Tv se komisariatet të cilat përfshijnë zonën e Kamzës dhe Kombinatit, paçka se kanë një numër më të madh popullsie kanë dhe numrin më të pakët të shpërndarësve të drogës në këto zona.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës