TIRANË- Policia rrugore e Tiranës ka arrestuar 23 persona nga të cilët 9 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 11 të papajisur me leje drejtimi si dhe 3 drejtues mjeti për veprën penale "korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike". Këto arrestime janë bërë gjatë javës pas kontrolleve të ushtruar nga ana e policisë për pandalimin e aksidenteve.
Sipas policisë gjithashtu në këto aksion janë pezulluar 90 leje drejtimi, nga të cilat 38 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 34 për shpejtësi mbi normat e lejuara, si dhe 18 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.
• janë proceduar administrativisht 25 drejtues mjetesh, për mosrregullim shpejtësie dhe gara me shpejtësi.
• janë proceduar administrativisht 102 drejtues mjetesh për xhamat e portave të para të errësuar.
• janë proceduar administrativisht 3 drejtues mjetesh për posedim të sistemeve shtese pamore dhe zanore.
• janë proceduar administrativisht 325 drejtues mjetesh për përdorim të aparatit celular, gjatë drejtimit të mjetit.
• janë proceduar administrativisht 190 drejtues motomjetesh, për mospërdorim të kaskës mbrojtëse.
• janë proceduar administrativisht 45 drejtues mjetesh, për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve.
• janë vendosur 2450 masa administrative, për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.
Aksione dhe vetëm aksione! Bravo, dërrmojini!
PërgjigjuNe europe qarkullimi kontrollohet me radar jo me aksione te tates
Përgjigju