Tiranë, Prammer: Gjeni konsensusin
reforma në drejtësi, kyçe për në BE

Tiranë, Prammer: Gjeni konsensusin<br />reforma në drejtësi, kyçe për në BE
TIRANE- Kryeparlamentarja e Austrisë Barbara Prammer shfrytëzoi një vizitë zyrtare në Tiranë për t'i bërë apel klasës politike të shmangë konfliktet e të shohë drejt integrimit evropian. Gjatë fjalimit të mbajtur në Kuvendin e Shqipërisë ajo nënvizoi se këtij institucioni i takon një rol i rëndësishëm në rrugën e integrimit ndaj duhen gjetur rrugët për kompromiset politike.

“Reforma në drejtësi është me rëndësi për integrimin e vendit tuaj . Austria mbështet marrjen e statusit dhe çeljes e anëtarësimit të Shqipëri. 12 kriteret janë kusht dhe prandaj reforma në drejtësi është një pikë kyçe dhe duhet të bëhet një punë bindëse. Shqipëria duhet të tregojë përpjekjet e saj për të realizuar reformat. Në këtë kohë BE-ja ka nevojë për aspirues të plotë dhe të besueshëm dhe reformat janë rruga e vetme për të arritur një besueshmëri. Në Austri aftësia e gatishmërisë për kompromis është konstatuar si premisa kryesore me suksesin e Republikës së Dytë. Dy kampet e mëdha politike e kuptuan si mund të zgjidhen konfliktet parlamentare, ato gjetën kompromis për të gjetur zgjidhje. Kompromisi politik dhe stabiliteti i palëve ka ndihmuar në sukesin e vendit tim. Shpresoj që Shqipëria të çmojë aftësinë për kompromis” theksoi ajo.

Më herët, Prammer u prit në një takim nga homologia shqiptare Jozefina Topalli me të cilën mbajti edhe një konferencë për shtyp. Zyrtarja austriake konfirmoi se brenda muajit tetor do të jetë gati baza ligjore për rikthimin në Shqipëri të armëve të heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skëndërbeu. Vjena ka vendosur kështu t'i përgjigjet pozitivisht kërkesës së bërë nga kryeministri Sali Berisha që armët e heroit të qëndrojnë në Tiranë për një kohë të kufizuar.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Braçe ‘nxehet’ me opozitën: Kur unë flisja për bujqësinë tallnin menderen, shkoni flini gjumë

Braçe ‘nxehet’ me opozitën: Kur unë flisja për bujqësinë tallnin menderen, shkoni flini gjumë