TIRANE- Patrulla “Shqiponja” arrestoi në flagrancë një shpërndarës droge mu në qendër të Tiranës, pranë Pallatit të Kulturës.
Arrestimi i 22 vjeçarit është bërë në sheshin “Skënderbej” paraditen e sotme. Sipas policisë i riu akuzohet si shpërndarës të lëndëve narkotike në doza të vogla.
I riu po udhëtonte në një linjë autobusi dhe në momentin kur automjeti u ndalua në qendër, makinat blu të policisë rrethuan dhe arrestuan të riun. Policia shoqëroi dhe një person të dytë. Në orët e më vona priten të jepen më shumë detaje në lidhje me ndalimin
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com