Nuk raportonin parregullsitë e karburanteve në këmbim të parave nga 20 në 50 mijë lekë prangosen tre punonjësit e Inspektoriatit Qëndror Teknik.
Arrestimi i tyre është bërë me urdhër të Prokurorisë e cila nga hetimet ka zbardhur implimin e zyrtarëve në këtë skemë korruptive.
Të prangosurit janë Sandër Prenga 49 vjeç, Dorjan Flamuraj 35 vjeç, Alton Kasembi 42 vjeç.
Në një reagim për mediat pas arrestimit të tre punonjësve vetë Inspektoriati Teknik ka sqaruar se, shkeljet e kryera nga tre inspektorët i përkasin muajit dhjetor 2015 dhe ata përkrahin hetimet e Prokurorisë për të vënë para ligjit abuzuesit.
Njoftimi i plotë i Prokurorisë së Tiranës
Prokuroria e Tiranës, urdhër-ndalime për inspektorë të Inspektoratit Qendror Teknik
Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar ndalimin e disa inspektorëve të Inspektoratit Qendror Teknik (IQT), të dyshuar për veprën penale të “Korrupsionit pasiv…” dhe “Shpërdorimit të detyrës”. Urdhërat e ndalimit janë zbatuar nga ana e forcave të Policisë së Shtetit gjatë ditës së Mërkurë (dt. 06.04.2016).
Hetimi ka nisur në bazë të referimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, në bazë të të cilit kishte dyshime se punonjës të IQT-së kryenin kontrolle fiktive dhe nuk raportonin shkeljet e konstatuara, në këmbim të parave.
Në bazë të këtij informacioni, Prokuroria regjistroi procedimin penal dhe zhvilloi hetimet, në bazë të të cilave u krijuan dyshime të arsyeshme se, për shkak të kompetencave që punonjësit e kësaj drejtori kanë, të cilët e shtrijnë veprimtarinë e tyre në të gjitha subjektet që tregetojnë hidrokarbure të ndryshme, gjatë kontrollit që ata ushtrojnë, kostatojnë parregullesi në dokumentacion e subjekteve dhe në cilësinë e hidrokarbureve dhe këto kostatime ata nuk i paraqitin në aktet e kontrollit, me qëllim përfitimin në mënyrë të paligjshme nga ana e administratorëve të subjekteve, që varjojnë nga 20.000 deri në 50.000 lekë, në varësi të shkeljeve te kostatuara.
Prokuroria e Tiranës, pasi siguroi informacionin e nevojshëm hetimor, urdhëroi ndalimin e menjëhershëm për punonjësit e IQT-së, si më poshtë:
1. Sandër Prenga, i datëlindjes 1967;
2. Dorjan Flamuraj, i datëlindjes 1981;
3. Alton Kasembi, i datëlindjes 1974;
Ndërkohë, Prokuroria e Tiranës po vijon hetime edhe për persona të tjerë të përfshirë në këtë vepër penale.
Njoftimi i ISHTI
Inspektoriati shtetëror teknik industrial (ISHTI) sqaron situatën për arrestimet e 3 punonjësve, Sandër Prenga, Dorian Flamuraj dhe Alton Kasembi që ishin pjesë e këtij institucioni, I cili më herët emërtohej Inspektoriati Qëndror Teknik (IQT).
ISHTI bën me dije se shkeljet ligjore të inspektorëve janë kryer gjatë muajve nëntor - dhjetor 2015, ndërsa tashmë janë ndaluar pasi akuzohen nga Prokuroria e Tiranës për veprën penale të korrupsionit pasiv dhe të shpërdorimit të detyrës.
Kryeinspektori I Inspektoriatit Shtetëror Teknik dhe Industrial Gazmend Osmani, mbështet ndëshkimin e cdo shkelësi të ligjit dhe dërgimin e tyre para drejtësisë.
Me porosi të kryteministrit Edi Rama dhe ministrit të energjitikes Damian Gjinkuri, ISHTI mbetet I vendosur për vijimin e punës në respekt të ligjeve në fuqi.
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com