Një person  është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës lidhur me ngjarjen e një natë më parë, ku në rrugën ‘Bardhyl’ u regjistruan disa të shtëna me armë zjarri.

Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se në pranga ka rënë 37-vjeçari Sandër Dapaj i dënuar më parë, i cili është kapur në flagrancë.

Ndërsa është shpallur në kërkim 44 vjecari me inicialet K.S.

Një natë më parë  në rrugën Bardhyl, pranë një lokali bastesh disa persona u përfshinë në konflikt dhe më kanë i arrestuari Dapaj ka qëlluar në ajër me armë zjarri të llojit Beretta.

Në konflikt janë përfshirë për motive të dobëta  G.S, 35 vjeç, E. O., 35 vjeç (i dënuar më parë ), Sh. F., 32 vjeç, E. B., 36 vjeç dhe O. Xh., 46 vjeç , të gjithë banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e basteve ( në pronësi të shtetasit K.S., 44 vjeç) i cili rezultoi pa licencë, janë gjetur dhe sekuestruar njësi kompjuteri për vendosjen e basteve sportive dhe televizora plazma.

ngjarja rruga bardhyl

ngjarja rruga bardhyl

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com