TIRANE – Korrupsioni ka vënë në pranga një punonjës policie. Burimet zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Tiranës, bëjnë të ditur se mbrëmë u arrestua në flagrancë shtetasi Ramazan Mahmut Sala, 44 vjeç, lindur në Farkë dhe banues në Tiranë, punonjës në Komisariatin nr.1, Tiranë.
Arrestimi i tij u krye pas denoncimit të bërë nga një shtetase, e cila pretendonte se punonjësi Sala i kishte kërkuar një shumë parash për të ndikuar në lirimin e djalit të saj A.Cakri, që ndodhej në paraburgim.
Provë materiale u gjend shuma e parave. Çështja ndaj punonjësit të policisë tashmë iu dërgua Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për konsumim të elementëve të veprës penale “Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”.
Redaksiaonline
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com