Qendra e kryeqyteti ka mbetur sërish pa energji elektrike për disa minuta.
Sipas OSHE shkak për këtë ka qenë një defekt në rrjet për shkak të zhvendosjes së n.stacionit të Qendrës.
"OSHEE përsërit apelin drejtuar, kryesisht institucioneve, që të marrin masat e nevojshme për vendosjen në punë të gjeneratorëve gjatë kësaj periudhe kur po kryhet kolaudimi i n.stacionit të Qendrës", thuhet në njoftim.
Operatori i shpërndarjes së Enegjisë Elektrike, njofton se të gjithë institucioneve kryesore u ka dërguar shkresë zyrtare që më 18 tetor ku i njofton se mund të ketë herë pas herë shkëputje të energjisë elektrike.
Puna në institucionet më të rëndësishme është bllokuar për shkak të ndërprerjes së energjisë.
Ditët e fundit qytetarët në Tiranë janë përballur shpesh me këtë situatë.
Më herët për shkak të ikjes së energjisë elektrike është ndërprerë derbi Tirana- Partizani si dhe shfaqja në tetrin kombëtar shfaqjes ‘Don Kishoti’.
Pa energji elektrike ka mbetur dhe Kryesia e Kuvendit, ku siç shikoni në këto pamje që ka siguruar Report TË puna në këtë institucion është ndërprerë.
/Shqiptarja.com