Premtonte viza pune në Britani, arrestohet pronarja e agjencisë turistike në Tiranë! I sekuestrohen mbi 16 mijë euro (EMRI)

Premtonte viza pune në Britani, arrestohet pronarja e agjencisë turistike në Tiranë! I sekuestrohen mbi 16 mijë euro (EMRI)

Pasaportat e sekuestruara nga policia

TIRANË- Pronarja e një agjencie turistike, Klaudja Hodo ka rënë në prangat e policisë së Tiranës ditën e sotme pasi u premtonte qytetarëve se do t’u siguronte viza pune në Mbretërinë e Bashkuar. 32-vjeçarja u kap nga policia pas një kallëzimi nga dy persona të cilët kanë deklaruar se kjo Hodo administronte një agjenci turistike nga ku me anë të mashtrimit përfitonte shuma të mëdha parash.

Si pasojë 32-vjeçarja është vënë në prangat e policisë nga ku në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe u sekuestruan 11 pasaporta, policë sigurimi dhe blloqe me shënime të ndryshme. Klaudja Hodo kishte arritur të përvetësonte një shumë prej 16 mijë e 700 euro me anë të mashtrimit të saj ndaj qytetarëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

SHBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad Dodikun

SHBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad Dodikun