Tiranë, promovohet libri “Vunoi i 
​këngës dhe trimërisë”

Tiranë, promovohet libri “Vunoi i <br />​këngës dhe trimërisë”
“Vunoi i këngës dhe trimërisë”, një libër i Alqiviadh Dedes, 74-vjeçarit që ka shërbyer në Armën e Aviacionit, është promovuar në Muzeun Historik Kombëtar.
Libri u dedikohet dhjetëra personaliteteve të Vunoit, dhe ka një shtrirje historike mbi dyshekullore.  
Personalitete të njohura të Vunoit janë edhe regjisori Dhimitër Anagnosti, aktori Robert Ndrenika e Spiro Çomorra. Autori i librit Dede, iu është referuar dhjetëra librave dhe artikujve studimorë për të evidentuar ngjarje e protagonistë që kanë lënë gjurmë në historinë e këtij fshati.
 
Alqiviadh Dede ka treguar se shkrimi i  këtij libri ka qenë një sfidë për të: “Në Vuno çdo gurë ka një histori, është një muze i gjallë, një libër i gurtë i hapur  që pret të shfletohet. Të cilat më nxitën të shkruaja këtë libër. Ishte një sfidë , por jo e pamundur  që më impenjoi për një periudhë të gjatë”
 

Dede e ka lidhur historinë e Vunoit edhe me krijimtarinë gojore që është një dokument shumë interesant i pjesës emocionale të përjetimit të ngjarjeve historike, që nga përpjekjet heroike për çeljen e shkollave shqipe, deri tek lufta për çlirimin e  vendit e kontributet e intelektualëve të Vunoit në gjithë vendin.
   
Ndërsa libri ka rreth 550 faqe, vihet re autori nuk është treguar korrekt me citimet bibliografike, ku një ndër to është edhe shkrimi për Ramize Gjebrenë me dokumentet ekskluzive botuar një vit më parë në gazetën “Shqiptarja.com”.
 
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.