TIRANE - Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë Mëzezë të kryeqytetit. Mësohet se 15-vjeçari A. Harroku është plagosur me pistoletë nga pronari i një lokali në këtë fshat.

Sipas të dhënave të gazetarit të A1 Report, Arsen Rusta dyshohet se autori i plagosjes së 15-vjeçarit është Isa Murati.

Ngjarja dyshohet së ka ndodhur për motive të dobëta, ndërkohë që Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim autorin.

Burimet spitalore nga Spitali Ushtarak i Tiranës bëjnë me dije se 15-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë që policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të ngjarjes.

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)