Një punëtor ka rënë nga një pallat 13-katësh në Tiranë dhe ka gjetur vdekjen. 40-vjeçari me inicialet B.A ishte duke punuar te ky pallat dhe në një moment ka rënë nga kati i 10-të, duke marrë plagë të shumta në trup dhe ka gjetur vdekjen. 

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Xhorxh Bush”, vetëm pak metra larg Parlamentit të Shqipërisë. Ambulanca ka marrë trupin e 40-vjeçarit, ndërkohë që Policia po heton për shkaqet e aksidentit. 

Uniformat Blu po verifikojnë nëse janë plotësuar kushtet teknike në punë, dhe për këtë po kontrollohet dokumentacionin dhe kushtet e punës. Investitori i këtij pallati është firma “Al-Fam” Sh.p.k dhe sipërmarrës është Salillari Sh.p.k.


Pallati në ndërtim në rrugën George Bush nga ku ra punëtori



(Pallati në ndërtim në rrugën George Bush nga ku ra punëtori)

Njoftimi i policisë: 

Tiranë

Informacion paraprak

Me datë 18.04.2018, rreth orës 16:45, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në qendër në një pallat në ndërtim ka rënë nga lartësia një shtetas.

Menjëher në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:

Në rrugën "Xhorxh Bush" në një pallat në ndërtim, shtetasi B.A., 40 vjeç, duke punuar është rrëzuar nga një lartësi, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për veprimet e mëtejshme.