TIRANË- Një efektiv policie i është vjedhur arma e shërbimit në banesën e tij, teksa persona të paidentifikuar i kanë bastisur banesën.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur 3 ditë më parë.

Sapo ka konstatuar që i është vjedhur arma, efektivi ka denoncuar ngjarjen, për të cilën ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.