Tiranë, punonjësit marrin fëmijët
me vete për të lyer stolat në park

Tiranë, punonjësit marrin fëmijët<br />me vete për të lyer stolat në park
Stolat e parkut pranë stadiumit “Selman Stërmasi” janë lyer me bojë nga punonjësit e Drejtorisë së Përgjithshme numër 1 e Punëtorëve të Qytetit, të cilët kishin marrë edhe fëmijët e tyre me vete.
 
Aksioni kishte për qëllim të përcillte mesazhin për mirëmbajtjen e qytetit. Aksioni u zhvillua në orët e para të ditës, ku fëmijë e të rritur të pajisur me dorashka dhe furça lyen stolat e parkut.
 
Shpresa Dorda, drejtore e Shërbimeve Mbështetëse pranë DPN1, në Bashkinë Tiranë, u shpreh se ky aksion nuk është i vetëm dhe se do të ndiqet edhe nga aktivitete të tjera, të cilat do të zhvillohen javë pas jave.

[gallery]21809[/gallery]
 
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Vula e PD-së dhe mundësia anti-korrupsion e partive të reja!

Vula e PD-së dhe mundësia anti-korrupsion e partive të reja!