Një konflikt me armë zjarri është shënuar mbrëmjen e kësaj të diele në rrugën Bardhyl tek një pikë karburanti. Disa persona janë konfliktuar me njeri-tjetrin e në konflikt e sipër dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri në ajër . Ende nuk dihet nëse ka persona të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në një karburant pranë kësaj rruge. Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se autorët që mendohet se kanë qëlluar në ajër në shenjë kërcënimi po udhëtonin me një mjet tip Fouristradë e cila është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes në drejtim të Dajtit  ndërkohë që policia ka shoqëruar 4 të dyshuar si autorë.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes si edhe identifikim dhe kapjen e autorëve.Ndërkohë mësohet se në vengjarje janë gjendur dy gëzhoja arme

 Gjithashtu nga ana e Policisë janë ngritur pika të shumta kontrolli në urgjencat spitalore ku po verifikohet nëse ka apo jo të plagosur nga këto të shtëna.

plagosje farmacia 10

plagosje farmacia 10

plagosje farmacia 10

plagosje farmacia 10

plagosje farmacia 10

plagosje farmacia 10

Ja njoftimi paraprak i policisë
Më datë 17.01.2016, në rrugën "Bardhyl" në afërsi të karburant Feriti" disa shtetas janë konfliktuar me njeri-tjetrin e në konflikt e sipër dyshohet se kanë gjuajtur me armë zjarri në ajër 

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes si edhe identifikim dhe kapjen e autorëve.

Gjithashtu nga ana e Policisë janë ngritur pika të shumta kontrolli.

plagosje farmacia 10

plagosje farmacia 10

plagosje farmacia 10

plagosje farmacia 10



Redaksia online
(S/m/shqiptarja.com)