Tiranë, qytetari për Report Tv: Dola të shpëtoj kokën nga tërmeti, gruan e luta, por nuk erdhi

Një i moshuar u shpreh për Report Tv se nga frika e tërmetit ka dalë në rrugë dhe do të vijojë që të qëndrojë derisa të qetësohet sipas tij situata. "Ka pasur lëkundje, por kjo ishte e fortë na trembi, kemi edhe pallatet që janë dëmtuar, të shpëtojmë kokën. Dola jashtë të pres, një orë, dy orë sa të qetësohet.

U trembëm, pallati është një cikë i dëmtuar, dhe pak do. Në shtëpi kam edhe gruan, e luta hajde zbresim, por nuk doli. Unë do të vijoj që të qëndroj jashtë dy ore tre orë jashtë. Edhe do të shkoj në shtëpi. Natyra ka rregullat e veta" tha ai.


Lajmi kryesor:

Tërmet në Bubq 4.9 ballë, lëkundjet ndihen në Durrës, Tiranë dhe disa qytete të tjera, panik tek qytetarët! 'Emergjencat': S'ka dëme


Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:22
Tiranë, gjyshja: Kam frikë t'i çoj brenda nipin dhe mbesën! Çifti: Do rrimë jashtë sonte

Një çift që kishte dalë në rrugë nga frika e tërmetit u shpreh për Report Tv se frika është e madhe dhe do të vijojnë që të rrinë jashtë. "Lëkundjet i ndjemë por nuk zgjatën shumë. Po rrimë njëherë, por është edhe ftohtë. Frikë kemi nga tërmeti, nuk diskutohet, por edhe fiks pas dy muajve të atij të parit, ra tjetri".

Ndërsa një e moshuar me dy nipërit tha se "Kemi frikë që të flemë në shtëpi se nga tërmeti i parë na plasi gjysma e murit. Jemi më të sigurt jashtë, se brenda në këto momente. Jemi jashtë, na kanë premtuar por akoma. Fëmijët janë të vegjël, mbesa dhe nipi që flenë me mua, nuk kam ku ti coj. Shtëpia është gati për të rënë se e dëmtoi tërmeti i parë. Ndoshta shteti nuk do të na lerë".

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kandidat për eurodeputet, studiuesi Bido: Nga dje, Fredi Beleri politikan i shtetit grek! Duhet t’i hiqet shtetësia shqiptare

Kandidat për eurodeputet, studiuesi Bido: Nga dje, Fredi Beleri politikan i shtetit grek! Duhet t’i hiqet shtetësia shqiptare