TIRANË- Një 4-vjeçare ka rënë aksidentalisht nga hapësira e shkallëve elektrike në qendrën tregtare 'Toptani' në Tiranë.
Vajza e mitur ra nga kati i tretë në katin e parë mes hapësirës së shkallëve elektrike dhe ka mbetur e plagosur. Burime për Report tv bëjnë me dije se e mitura ndodhet në reanimacion në spitalin e Traumës pasi ka marrë dëmtime në kokë dhe fraktura në trup. Aktualisht është në gjendje të stabilizuar.
Gjatë momentit kur e mitura ka rënë, prindërit e të miturës sipas burimeve ndodheshin në një dyqan.
‘Më datë 01.09.2024, rreth orës 11:15, në një qendër tregtare në rrugën "Murat Toptani", dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar në hapësirën midis shkallëve elektrike të katit të 3-të, një e mitur 4 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.’- njofton policia.
Ngjarja po hetohet si aksidentale.
Si lihet femija 4 vjec vetem ne nje mall e shkohet per shopping?! Kjo ra nga lartesia,por shume kollaj mund t'a kishin rrembyer,ose te kishte dale vete nga qendra e te kishte ikur ne drejtim te paditur,ne te fundit vetem 4 vjec eshte!
Përgjigju