TIRANË - Një person i shumë kërkuar është vënë në prangat nga forcat RENEA, gjatë një operacioni që është zhvilluar në orën 15:00. Pas më shumë se, 1 ore policia ka dhënë detaje për të, duke e identifikuar.

ORA 16:40, POLICIAl: JA KUSH ESHTE I ARRESTUARI
Policia e Tiranës, ka bërë të ditur se, mesditën e sotme nga efektivët e Komisariati të Policisë numër 1, Tiranë, duke u bazuar në një plan operacioni në bashkëpunim me Forcat Speciale Renea, kanë realizuar kapjen e të kërkuarit Ardi Qemal Zani, 32 vjeç, me banim në Tiranë.

32-vjeçari ishte i kërkuar për konsumim të veprës penale të “Kanosjes” si dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake” dhe kapja e tij u realizua sot në afërsi të rrugës së Elbasanit, Tiranë.

Me arrestimin e tij, policia bëri të ditur se, është ekzekutuar vendimi i Gjykatës së Tiranës.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)