TIRANË- Dy tifozëve holandezë nuk i shkoi mirë ndjekja e skuadrës së zemrës në Tiranë. Dy të rinjtë, 21 dhe 23 vjeç u arrestuan nga Policia e Tiranës dhe akuzohen për plagosje të rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim.
"Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve D. B., 23 vjeç dhe D. H., 21 vjeç, banues në Holandë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim. Këta shtetas, më datë 24.05.2022, në Rrugën e Barrikadave, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, ende të paidentifikuar, kanë goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin A. G., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. K., 62 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale", njofton policia.
Tifozët holandezë u përfshinë në një sherr në ish-kafe Europa në rrugën e Barrikadave, ku me persona të tjerë ende të paidentifikuar nga autoritetet, goditën me sende të forta, një shqiptar që mori dëmtime në kokë siç dhe shihet në pamje, ku përfundoi i rrëzuar në tokë nga goditjet edhe me karriget e lokalit.
Sipas pronarit të lokalit, shqiptari kishte bërtitur “Roma” në mesin e tifozëve holandezë që kishin ardhur në Shqiëpri për të ndjekur finalen mes italianëve dhe Feyenoord.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
7 Janar, 22:17
Si e menaxhoi qeveria situatën e përmbytjeve?
-
Mirë
52.8%
-
Keq
35.3%
-
Nuk e di
11.8%
Vota total: 778
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Provimet u zhvilluan në Itali, por shkollimi në Shqipëri me 9 mijë euro në vit! Rasti i pazakontë i studentëve të Mjekësisë
12 Janar, 19:14
-
PD kallëzon Niko Peleshin në SPAK për ‘shpërdorim detyre’: Bllokoi mbledhjen e Këshillit të Mandateve për çështjen ‘Balluku’
12 Janar, 12:24
-
Kamarieri vodhi paratë në lokalin ku punonte, e denoncon menaxheri! Policia vë në pranga 35-vjeçarin
12 Janar, 11:42
-
‘Jam miku i Toninit, më duhen 40 mijë euro’, si u mashtrua kambisti nga ‘kryebashkiaku i Malësisë së Madhe’! 5 personat pjesë e grupit të Gjergjit
12 Janar, 11:35
-
“S’ka kohë për të humbur”- Ambasadori i BE në Shqipëri: Dosjet nëpër gjykata janë stok, të shtohet numri i gjyqtarëve e prokurorëve, si dhe i asistentëve të tyre ligjorë
12 Janar, 10:13
-
Dyndje vizitorësh në Dajt pas borës, trafiku kilometrik vazhdoi edhe në mbrëmje (PAMJE ME DRON)
11 Janar, 21:36
-
25 kilometra trafik! PAMJE me DRON nga qarkullimi i bllokuar në rrugët e Dajtit
11 Janar, 18:17
-
3 ditë pas zjarrit, te ish uzina Dinamo ende tym, në vend të tregtarëve gërmadhat e dëmit kolosal! U privatizua në ‘95-n, sot 122 aksionerë, familja Hysa 75%
11 Janar, 15:19
-
Tiranë/ Mashtruan kambistin dhe i morën 40 mijë euro, 3 të arrestuar! Në kërkim dy të tjerë! Policia zbulon edhe një 'fole' droge në banesën e një prej autorëve (VIDEO)
11 Janar, 15:01
-
“Gjithnjë e më e rrallë të shohësh malin”, Braçe ndan pamje nga Tirana: E pakthyeshme, duhej menduar kur ndërtohej
11 Janar, 11:00
-
I dogji krevatin bashkëjetuesit, ish-zyrtarja e Ministrisë se Brendshme thyen arrestin shtëpiak dhe tenton t’i vërë flakën edhe makinës së tij! Arrestohet nga Policia
10 Janar, 17:41
-
Tregu i ish-Uzinës së Dinamos u shkrumbua nga zjarri, policia: Shkak i flakëve, një shkëndijë elektrike
10 Janar, 13:08