TIRANË- Një përplasje ka ndodhur në qendër të Tiranës mes një grupi tifozësh holandezë dhe një grupi shqiptarësh. Ngjarja ka ndodhur te zona e njohur si 9-katëshet, ku tetë tifozë në gjendje të dehur janë zënë me tre shqiptarët.
I plagosur ka mbetur shqiptari 45-vjeçar i identifikuar me inicialet A.G. Fillimisht i raportua se shqiptari u godit nga tifozët holandezë, por pronari i lokalit 'Europa Caffe' ku ka ndodhur ngjarja, ka treguar për median italiane ‘La Repubblica’ që 45-vjeçari është goditur gabimisht me karrige nga miku i tij.
Ai është shprehur se konflikti ka nisur pasi shqiptari i ka provokuar tifozët e Feyenoord duke thirrur ‘Roma, Roma’. Më pas ata kanë nisur të përplasen fizikisht dhe një nga shqiptarët në përpjekje për t’i rënë tifozëve holandezë ka goditur gabimisht mikun e tij me karrige në kokë.
45-vjeçari ka përfunduar në spital pasi mori plagë në kokë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Report TV ka siguruar video nga vendi ngjarjes pak pas sherrit, ku duket 45-vjeçari, i mbuluar me gjak në kokë. Tetë tifozët holandezë janë shoqëruar nga policia.
Në Tiranë ka pasur përplasje mes tifozëve holandezë dhe efektivë të policisë. Përplasjet nisën në rrugën Mustafa Matohiti, ku rreth 200 tifozë holandezë me gurë e shkopinj kanë goditur efektivët e policisë. Përplasje ka pasur edhe tek drejtoria e Policisë së Tiranës, ku janë përfshirë edhe tifozët e Romës. 6 efektivë kanë mbetur të plagosur, ndërsa janë shoqëruar dhjetëra tifozë të ‘Feyenoord’.
Kjo përplasje është paraprirë nga një sherr në qendër të Tiranës mes një grupi tifozësh holandezë dhe një grupi shqiptarësh. Ngjarja ka ndodhur te zona e njohur si 9-katëshet, ku tetë tifozë në gjendje të dehur janë zënë me tre shqiptarët. I plagosur ka mbetur shqiptari 45-vjeçar i identifikuar me inicialet A.G. Fillimisht i raportua se shqiptari u godit nga tifozët holandezë, por pronari i lokalit 'Europa Caffe' ku ka ndodhur ngjarja, ka treguar për median italiane ‘La Repubblica’ që 45-vjeçari është goditur gabimisht me karrige nga miku i tij.
Pronari i lokalit ku ka ndodhur konflikti mes tifozëve holandezë dhe shqiptarit ka treguar për La Repubblica sesi nisi sherri. Pronari shprehet se shqiptari i ka provokuar tifozët e Feyenoord duke thirrur Roma, Roma. Ai thotë se me shqiptarin ka qenë edhe dy miq të tjera dhe në përpjekje për të qëlluar me karrige tifozin holandez, i ka rënë 45-vjeçarit që përfundoi në spital.
“Gjithçka nisi kur shqiptari filloi të lavdërojë ekipin verdhëekuq duke thirrur 'Roma, Roma'. Pavarësisht tentativave të stafit tonë për t’i qetësuar, mes tre shqiptarëve, madje edhe provokatorit, ka lindur një sherr me tifozët holandezë. Një kuriozitet: nuk ishte një holandez ai që i dha karrigen që qëlloi shqiptarin, por një miku i tij, shqiptar si ai, i cili e goditi gabim”.
Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku një shqiptar mbeti i lënduar dhe përfundoi në spital pas përplasjes me tifozët holandezë.
Një 45-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë në kokë dhe është dërguar në spital, brenda zonës së tifozëve ku ndodhej grupi i ultras holandez. I plagosuri ndodhet në spital por nuk rrezikon jetën.