TIRANE - Pesë persona kanë mbajtur peng një shtetas nga kryeqyteti për rreth katër orë dhe është dashur ndërhyrja e policisë që te bëhej i mundur lirimi i pengut.
Sipas të dhënave të para mësohet se është marrë peng një shtetas nga Tirana në zonën e Farkës për rreth 4 orë nga 2 shtetas maqedonas dhe 3 shtetas shqiptarë dhe lirimi i tij është bërë në Paskuqan.
Forcat e komisariatit nr. 1, 3 dhe forcat e Drejtorisë së Policisë të cilat kanë drejtuar operacionin për lirimin e personit të marrë peng.
Policia ka bërë të mundur arrestimin e Ermir e Emilio Muja, si dhe të Përparim Halilaj, i cili është ushtarak, pjesë e batalionit special të Forcave të Ushtrisë dhe është ndaluar në zonën e Trenit në kryeqytet.
Sipas korrespondentit të A1 Report, Arsen Rusta operacioni i policisë ka filluar që prej natës së djeshme në 3 zona të kryeqytetit dhe ndërhyrja për lirimin e pengut ka qenë e vështirë për shkak të përfshirjes në pengmarrje të përparim Halilajt.
Pasi është bërë i mundur arrestimi i Halilajt, policia ka liruar pengun dhe ka zbardhur të gjithë dinamikën e ngjarjes, ndërkohë që po punon më tej për kapjen e 2 shtetasve maqedonas.
Nuk dihen ende motivet e kësaj pengmarrje por dyshohet të ketë qenë prishja për pazar të vjetër të drogës pasi kanë qenë dy shtetasit maqedonas ata që kanë financuar për këtë pengmarrje.
Sipas policisë dy shtetasit maqedonas janë shpallur në kërkim por identiteti i tyre nuk bëhet ende i ditur, ndërkohë që për shtetasit Ermir e Emiliano Muja dhe Përparim Halilaj ka nisur procedimi penal.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Kurth ndaj biznesmenit, shantazh për 100 mijë euro