TIRANE - Në këtë prag të sezonit të verës, Tirana të ngjan më shumë me një kantier ndërtimi, ose me rrugë të ngjashme me Kandaharin, në Afganistan. Gjithçka ka ngelur në vend dhe situata është shqetësuese për banorët e automjetet. Kryeministri Berisha ka ndermarre fushate per rruget ne gjithe Shqiperine, duke injoruar e lene pas dore Tiranen. Edhe pse rrugët janë hapur prej kohësh nga bashkia e Tiranës për t'u rikonstruktuar, asnjë këmbë punëtori nuk shihet nëpër to. Situata duket disi absurde, në kohën kur bashkia e Tiranës akordoi vetëm pak ditë më parë një fond prej 2,4 milionë eurosh, pikërisht për të mbyllur rrugët e hapura.
Në zemër të bllokut, në rrugën "Pjetër Bogdani", inaugurimi është bërë kohë më parë, por gjendja e saj rruge vazhdon të mbetet e njëjtë. Madje, vetë banorët e kësaj zone shprehen tepër të shqetësuar pasi situata e rrugëve, sidomos në ditët me shi, është mjaft acaruese.
Por ,kjo nuk është e vetmja rrugë e kryeqytetit që duket sikur është lënë në harresë pasi në një gjendje të tillë ndodhet edhe rruga "Bajram Cela" ,ku balta e krijuar nga reshjet e fundit, është kthyer në një makth për banorët e zonës përreth.

(Foto:Rruga "Bajram Çela", Tiranë, sot paradite)

(Foto: Rruga Pjeter Bogdani, te ish zona e Bllokut, Tiranë, sot paradite)

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com