4 makina luksoze me vlerë rreth 1 milionë euro janë bllokuar nga Policia e Tiranës. Siç mund të dallohet nga video e policisë, bëhet fjalë për dy automjete “Mercedez-Benz” dhe dy “Audi, të katërta të blinduara.
Policia e Tiranës thotë se automjetet dyshohet se janë të vjedhura në vendet e Bashkimit Europian. 3 prej makinave të blinduara janë pa targa, ndërkohë që njëra prej tyre është me targa të falsifikuara.
Vlera e këtyre makinave shkon rreth 1 milionë euro dhe secila prej tyre mendohet se kushton më shumë se 200 mijë euro. Policia nuk i bën të ditur pronarët e këtyre makinave, por thotë se ka referuar materialet në Prokurori, për veprat penale “Trafik I mjeteve motorike” dhe "Pastrim produktesh të veprës penale”.
Bllokimi i këtyre makinave është bërë në kuadër të operacionit “Vjeshtë 2017”, për sekuestrimin e pasurive të grupeve kriminale. Burime të Report TV nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se janë rreth 85 makina luksoze të bllokuara deri më tani në të gjithë vendin. Nga 85 makina që dyshohet se janë të trafikuar apo të blera me të ardhura nga krimi, 13 prej tyre janë të blinduara.
Në total, vlera e 85 makinave të sekuestruara arrin më shumë se 6 milionë euro. Shumica e makinave të bllokuara janë në Tiranë dhe Shkodër, ndërkohë aksioni pritet të vijojë edhe në muajt në vazhdim.
Burimet sqarojnë se dosjet për këto makina i kanë kaluar Prokurorisë dhe do të jetë gjykata, e cila do të vendosë për sekuestrimin përfundimtar të tyre.
Automjetetet e sekuestruara ditën e sotme
- Automjet tip "Audi", ngjyrë e zezë.
- Automjet tip "Benz Mercedes", ngjyrë e zezë.
- Automjet tip "Audi", ngjyrë e zezë.
- Automjet tip "Mercedes Benz", ngjyrë e zezë.
[gallery]24063[/gallery]
Aksioni i Policisë së Shtetit ka nisur që në muajin gusht të këtij viti, por mori përmasa të gjera pas incidentit në Elbasan, ku mjeti i zyrtarit të lartë të policisë u qëllua me armë nga një mjet i blinduar. Menjëherë pas Elbasanit, aksioni u shtri dhe në qytete të tjera të vendit, si Vlorë, Berat, Fier, Tiranë, Shkodër.
/Shqiptarja.com

VIDEO