TIRANE - Policia e kryeqytetit ka goditur një bazë të prodhimit dhe mbajtjes së lëndëve eksploziv. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 6 kanë ndërmarrë një operacion në fshatin Pezë e Madhe në Tiranë, ku kanë sekustruar 8 kallëpe tritol, (150 gramë secili), një sasi lënde eksplozive tritol ( rreth 500 gramë) që shërben për përgatitjen e bombave me telekomandë, si dhe një granatë mësymëse.
Gjatë këtij operacioni në pranga ka rënë Fatjon Kola, 31-vjeç, në banesën e të cilit u gjetën lëndët eksplozive. Policia thekson se prej një kohe të gjatë mbante në vëzhgim 31-vjeçarin pas informacionveve se ushtronte veprimtari të paligjshme në prodhimin e lëndëve eksplozive, të cilat më pas i tregtonte për t'u përdorur në ngjarje kriminale.
Kallëpet e tritolit që iu sekuestruan 31-vjeçarit
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit Fatjon Kola, për veprën penale ‘”Prodhimi i armëve dhe municioneve luftarake, lëndëve plasëse, i bombave apo minave", parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.
Kur do vije momenti që këta prodhuesit e perdoruesit të gjykohen nga krimet e renda per terrorizem?
Përgjigju