Blutë e Tiranës kanë goditur dy rastë të shpërndarjes së narkotikëve dhe kanë arrestuar tre persona, në pranga kanë rënë Elia Shahu, 21 vjeç dhe Fatjon Ormani, 21 vjeç të cilët shpërndanin drogë në gjimnazet e Tiranës, gjithashtu u arrestua edhe 24 vjeçari Elton Laçi.

Tre personave iu sekuestruan 2 kg e 384 gr kanabis, një armëgjahu, fishekë dhe një mjet tip "Ford"dhe një aparat celular "Iphone".

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale të "Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim dhe "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit.

Tiranë

Vijon puna për goditjen e paligjshmërisë në fushën e narkotikëve.

Goditen dy raste të prodhimit dhe shpërndarjes të lëndëve narkotike.

Arrestohen në flagrancë tre shtetas

Sekuestrohen 2 kg e 384 gr, lëndë narkotike, armë, fishekë, mjet tip "Ford"dhe një aparat celular "Iphone".

Në datë 22.11.2017, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me shërbimet e posaçme “Shqiponja", të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, pas një pune intensive për goditjen e veprimtarisë të kundraligjshme në fushën e narkotikëve, në rrugën "Ibrahim Rugova", në vendin e quajtur "Ura e Tajvanit", kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:
• Elia Shahu, 21 vjeç, banues në Tiranë

• Fatjon Ormani, 21 vjeç, banues në Tiranë

Këta dy shtetas ushtronin veprimtarinë e kundraligjshme të shpërndarjes së lëndëve narkotike të llojit "Cannabis Sativa“, kryesisht në shkollat e mesme, si dhe në zona të ndryshme në qytetin e Tiranës.

Gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

26,8 gr lëndë e dyshuar narkotike të llojit “Cannabis Sativa”

Gjithashtu në vijim të kontrolleve të ushtruara në zonën e Paskuqanit u arrestua shtetasi:

• Elton Laçi, 24 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën dhe lokalin e këtij shtetasi u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

• 2 kg e 357 gr lëndë e dyshuar narkotike e llojit "Cannabis Sattiva".

• 1 armë gjahu teke

• 4 fishekë model 56,

• Mjeti tip “Ford”

• 1 telefon tip “Iphone 5”.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale të "Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim dhe "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" të parashikuar nga neni 283/2, 278 të Kodit Penal.

[gallery]24834[/gallery]

Er.K/Shqiptarja.com