TIRANË - Një 15-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë me thikë në zonën e Unazës së Re në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 minuta pas një zënke mes dy adoleshentëve 14 dhe 15-vjeçarë.
Policia që ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ka bërë të ditur se, 15-vjeçari me inicialet F. D., është qëlluar me një thikë dhe dërguar në gjendje të rëndë.
Menjëherë pas kësaj ngjarjeje, uniformat blu kanë ndaluar të dyshuarin për këtë plagosje të rëndë, i cili është 14-vjeçari me inicialet, F. P.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje të rëndë.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com