Tiranë, sherr në autobus, fatorinoja dhe kontrollori plagosin me thikë pasagjerin

Tiranë, sherr në autobus, fatorinoja dhe kontrollori plagosin me thikë pasagjerin

Foto ilustruese

TIRANE-Një person është plagosur dje në autobusin e linjës Tiranë – Vorë pas sherrit me fatorinon dhe kontrollorin. I arrestuar është fatorinoja Hazbi Begu 23 vjeç, banues në Fushë-Prezë, ndërsa në kërkim është kontrollori. Pas një sherri, kontrollori me inicialet C.K. 28 vjeç dhe fatorinoja kanë goditur me thikë pasagjerin R.M. 23 vjeç, banues në Kodër-Kamëz, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për kryerjen e veprës penale të “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga nenet 76-22, 25 dhe 279 të Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Fier/ Shpërndante kokainë në doza pranë gjimnazeve, arrestohet 29 vjeçari (EMRI)

Fier/ Shpërndante kokainë në doza pranë gjimnazeve, arrestohet 29 vjeçari (EMRI)