Tiranë, sherr në tavernë, policia
parandalon vrasjen e 3 personave

TIRANE - Komisariati numër 4 i policisë së Tiranës parandaloi gjatë mbrëmjes vrasjen e 3 personave në ambientet e një taverne me muzikë live në kryeqytet, ndërsa ka nisur procedimi penal edhe ndaj dy vajzave që shoqërorin autorët.

Zanafilla e ngjarjes ka nisur në ambientet e një taverne me muzike live e ndodhur në rrugën e Barrikadave, ku dy autorët janë grindur për motive të çastit me tre shtetas të tjerë, të cilët pas këtij konflikti nën shoqërinë edhe dy shtetaseve, kanë qëlluar me armë zjarri pistolete me qëllim vrasjen e tre shtetasve të ndodhur në tavernë.

Autorët e dyshuar të cilët janë shtetasit, Erald Mustafa 26 vjeç, banues në Durrës, me precedentë të mëparshëm të armëmbajtjes pa leje, si dhe Markeljan Jaholli, 27 vjeç, banues në Sukth Durrës, me precedentë të mëparshëm të armëmbajtjes pa leje.

Shtetasit e sipër cituar më pas, janë larguar nga taverna me automjetin tip Benz me targa AA 488 AM, ku në afërsi të Xhamllikut në Tiranë kanë qëlluar përsëri me armë zjarri.

Me ndërhyrjen e policisë dhe neutralizimin e tyre u arrit parandalimi i një ngjarje kriminale si dhe arrestimin e menjëhershëm të tyre.

Ndërkohë në lidhje me këtë çështje ka filluar procedimi penal edhe për shtetaset shoqëruese në mjet, Gabriela Ramadan Kalaj, 22 vjeç, lindur dhe banuese në Durrës, dhe Brunilda Osman Jaholli, 25 vjeç, lindur dhe banues në Durrës.

Nga komisariati numër 4 i policisë së kryeqytetit u sekuestruan dy armë zjarri të tipave Skospion dhe Taurus. Krahas tyre u sekuestruan në cilësinë e provave edhe një sasi lëndë narkotike, automjeti luksoz tip Benz si dhe një sërë telefonash celular.

Gjatë natës janë kryer te gjitha veprimet e nevojshme hetimore, materialet i kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale të “Mbajtjes pa leje të armeve luftarake” “Prodhimit dhe shitjes së narkotikeve”, “Prishjes së qetësisë publike” si dhe “Moskallëzimit të krimit”, parashikuar nga nenet 278/2, 283, 274 dhe 30 te K.P.

Redaksia Online


(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Rama: TikTok do ia mbyll derën qeveria, por këtij llumi duhet tia mbyllë dyert populli në zgjedhjet e pranverës

Rama: TikTok do ia mbyll derën qeveria, por këtij llumi duhet tia mbyllë dyert populli në zgjedhjet e pranverës