Një skedinë është bërë shkaku i një sherri të ndodhur sot, rreth orës 12.36, në një lokal bastesh, mbrapa ish Ekspozitës në Tiranë.

Burime zyrtare nga policia e Tiranës bëjnë me dije se, është goditur me mjete prerëse në bark A.F., rreth 25 vjeç, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Ndërkohë, efektivë të policisë kanë mbërritur ne vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Gjatë fundjavës, numri i personave që frekuentojnë këto lokale është më i lartë se ditët e tjera, për shkak se edhe ndeshjet e futbollit luhen më së shumti në fundjavë.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)