Tiranë, sherri për parkingun, dy
vëllezër plagosen me mjete të forta

Tiranë, sherri për parkingun, dy<br />vëllezër plagosen me mjete të forta
TIRANE- Djemtë e mi sa erdhën nga tregu. Si çdo ditë do shkarkonin mallin sepse kemi një dyqan ushqimor. Por, i kishin zënë vendin e parkimit ku shkarkojnë përherë furnizimin e dyqanit. Djali i ka kërkuar të largohen, por ata kanë kundërshtuar. Dhë kështu ka nisur sherri mes tyre”.

Ky është rrëfimi i babait të dy djemve Eljon dhe Klaudio Dema, të cilët mbetën të plagosur me mjete të forta mesditën e djeshme. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën Yzberisht në Tiranë. Të plagosurit Klaudio dhe Eljon Dema janë dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak, ku bluzat e bardha bëjnë me dije se gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë mësohet se ngjarja të ketë pasur shkak një konflikt pronësie, mes vëllezërve dhe autorit të plagosjes, Ndrea Kola. Dy vëllezërit Dema janë konfliktuar për pronësinë e parkingut të pallatit me shtetasin Ndrea Kola pasi të dyja palët pretendonin pronësinë. Por, sipas rrëfimit të familjarëve të djemve të plagosur, konflikti ka nisur përballë dyqanit ushqimor të familjes Dema. Ku, një grup djemsh kanë parkuar në vendin, ku djali më i madh i familjes Dema shkarkonte furnizimin e dyqanit.

Ata gjithashtu përmendin edhe faktin se autorët e plagosjes janë ende të lirë dhe asnjëri nuk është vënë në pranga të policisë. Sipas babit të plagosurve djemtë e tij nuk knë pasur faj sepse kanë qenë duke punuar, kur i kanë qëlluar nga mbrapa me tytën e pistoletës duke i lënë të plagosur. Por për këtë ngjarje tronditëse, tregon me detaje edhe shoku i 23-vjeçarit, Klaudio Dema.

“Në atë moment kur Eljoni, djali i madh, ka dashur të shkarkojë mallin që kishte marrë në treg për dyqanin e tij, i ka kërkuar grupit të rinjve që të largojnë makinën që kishin parkuar aty. Por ata kanë filluar të ofendojnë dhe më pas janë ulur në një lokal afër dyqanit të tyre. Aty kanë pritur që të dilte shoku im, Klaudio dhe kanë filluar ta godasin me mjete të forta në kokë. Shoku i ngushtë i djalit të vogël të familjes Dema tregon gjithashtu se grupi i të rinjve të cilët kanë plagosur dy vëllezërit përbëhej nga gjashtë veta.

“Kanë qenë gjashtë djem, të gjithë të armatosur. Në fillim kanë filluar të qëllojnë shokun tim, pastaj kur ka shkuar në ngjarje edhe vëllai i madh i Klaudios për të ndihmuar vëllain e tij, ata kanë goditur edhe atë, duke e lënë të plagosur. Ka qenë një përleshje e tmerrshme, në mes të rrugës.” përfundon shoku i 23-vjeçarit.

Ndërkohë policia e Tiranës, ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje dhe është vënë në ndjekje të autorëve të plagosjes, të cilët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Shkrimi u botua sot në gazetën “Shqiptarja.com” (print) 31.07.2013

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Bebe Rexha feston ditëlindjen, fik qiriun në mënyrë të pazakontë

Bebe Rexha feston ditëlindjen, fik qiriun në mënyrë të pazakontë