Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Tiranë, i akuzuar për shitje droge. Policia bën me dije se i riu me inicialet V.L., shiste kokainë në zonën e ish-Parkut dhe Laprakë.

Gjatë kontrollit fizik të 29-vjeçarit, Polica i gjeti edhe një sasi të lëndës narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.