Tiranë/ Shiste kokainë të ndarë në doza në Kombinat, në pranga 40- vjeçari  

Një 40- vjeçar është vënë në pranga nga policia pasi shiste kokainë të ndarë në doza në lagjet e Kombinatit në Tiranë.

Komisariati i Policisë Nr. 6 në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "White", ku u arrestua 40- vjeçari, R. H, banues në Kombinat, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

“Gjatë kontrollit të banesës së 40-vjeçarit, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, të ndarë në doza, gati për shitje. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas pasi siguronte lëndën narkotike në sasi, e ndante atë në doza, të cilat i shiste në lagje të ndryshme të Kombinatit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

 

 

 

 

S.B/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

'Varri i Enverit dridhej nga demonët! Ushtarët që e ruanin përfunduan në çmendinë', Visar Zhiti: Pse Ramizi dhe Nexhmija e çuan Nënë Terezën te ish-diktatori?

'Varri i Enverit dridhej nga demonët! Ushtarët që e ruanin përfunduan në çmendinë', Visar Zhiti: Pse Ramizi dhe Nexhmija e çuan Nënë Terezën te ish-diktatori?