Tiranë/ Shkelën rregullat e qarkullimit, policia gjobit drejtuesit e patinave elektrike dhe këmbësore

TIRANË- Policia rrugore në kryeqytet ka gjobitur disa këmbësore dhe drejtues patinash elektrike pasi kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Në pamjet e publikuara nga policia rrugore, vihet re që këmbësorët kalojnë pa respektuar semaforin, ndërsa patina elektrike kalojnë në korsi jo të dedikuara për to.

‘Në këtë video shfaqen disa përdorues të patinave elektrike, si dhe këmbësorë, duke lëvizur në korsi jo të dedikuara për to, por në kundështim me rregullat e qarkullimit rrugor dhe duke rrezikuar jetën.

Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë monitoron çdo rrugë të kryeqytetit dhe i bën thirrje çdo qytetari të respektojë rregullat e qarkullimit rrugor.’- njofton policia.

M.Q./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim