Policia e Tiranës, seksioni i qarkullimit rrugor, ka arrestuar 13 persona brenda 24 orëve, të cilët janë gjetur në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Sipas komunikatës për shtyp të bluve të Tiranës mësohet se falë punës intensive të Drejtorisë së Qarkullimit Rrugor është bërë e mundur që brenda një ditë të arrestohen 13 persona, të cilët me veprimet apo mosveprimet e tyre në shkelje të qarkullimit rrugor, mund të kishin shkaktuar dëme në njerëz apo materiale.

Sipas informacioneve që vijnë nga Policia e Tiranës, mësohet se shtetasit janë kapur pa leje drejtimi përkatëse, ndërsa në disa raste mjeti me të cilin po qarkullohej nuk kishte targa.
Kështu, janë arretsuar Zyber Sali Bilja, 24 vjeç, sepse në orën 19.45, në rreth-rrotullimin e Bathores, u kap pa leje drejtimi, duke drejtuar një motorr pa targa, tip "Piaggio", ashtu si dhe shtetasi Flurat Ali Ferati, 23 vjeç. Pa targa dhe pa leje drejtimi është kapur dhe shtetasi Bledar Bilal Uzuni, 18 vjeç.

Ndërsa shtetasit e tjerë të arrestuar janë kapur vetëm pa leje derjtimi:  Adriatik Ylber Ibrahimi, 25 vjeç; Muka Avni Beshi, 29 vjeç; Roland Astrit Bukaci, 19 vjeç, Lutfi Shefqet Hasa, 43 vjeç, Bujar Avni Kordhaku, 36 vjeç; Asdriatik Muharrem Hasanaj, 28 vjeç,  Altin Hysni Muçeku, 22 vjeç,  Fitor Mexhit Shehu, 18 vjeç, Fatbardh Hazir Muçaj, 18 vjeç, Edison Luan Osmani, 28 vjeç. 

ATSH