Shkolla “Edith Durham” është gati të hapë dyert në shtator me hapësira të reja dhe moderne për nxënësit dhe mësuesit.

Kryeministri Edi Rama ndau disa pamje nga ambientet e rikonstruktuara të shkollës 9-vjeçare në kryeqytet, ku shprehet se nga ky shtator, nxënësit do ta zhvillojnë mësimin në ambientet e shkollës

 “Gati shkolla e re ‘Edith Durham’

Shkolla “Edith Durham” është gati të hapë dyert për nxënësit dhe mësuesit, me hapësira të reja, klasa, laboratorë, ambiente sportive dhe kushte më të mira për mësim e aktivitete ‘pas shkolle’.

Nga ky shtator, nxënësit do ta zhvillojnë mësimin në ambientet e shkollës së tyre, duke i dhënë fund një zgjidhjeje të shumëpritur për familjet e komunitetit dhe duke nisur një kapitull të ri për këtë shkollë.

Ta gëzojnë nxënësit dhe ta mbushin me zërat e tyre!”,shkroi Kryeministri Rama.