TIRANE – Një automjet tip BMW seria 5 është dëmtuar me lëndë eksplozive në “Rrugën e Kavajës” përballë Policisë Bashkiake orët e para të kësaj të hënë në kryeqytet, ku fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.
Shpërthimi i ndodhur rreth orës 3:20 pas mesnate ka shkaktuar vetëm dëme materiale, teksa mësohet se mjeti ka qenë i parkuar.
Burime nga Policia e Tiranës thanë për A1Report se automjeti BMW me targë AA737KJ ka qenë në anë të rrugës teksa po punohet për të zbardhur ngjarjen e cila dyshohet të jetë kërcënim ndaj pronarit të automjetit që tashmë është marrë në pyetje.
Për shkaqe hetimore policia tregohet e rezervuar për pronarin e mjetit, teksa jep vetem inicialet F.R të shtetases që ka në pronësi fuoristradën.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com