TIRANË - Një automjet ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:40 në rrugën “Belul Hatibi” në kryeqytet ku një makine të parkuar, i është vënë një sasi e vogël lënde shpërthyese. Policia sqaron se makina tip "Benz ML" me targa AA 441 OO, është në pronësi të Dervish Hasit, me profesion mjek kardiokirurg në QSUT. Nga shpërthimi automjetit i janë shkaktuar dëme të vogla materiale në pjesën e pasme. Dëmtime kanë pësuar edhe automjetet e tjera të parkuara aty pranë.
Policia afër makinës që iu vendos tritol
Informacion paraprak
Rreth orës 20:40, në rrugën “Belul Hatibi” në një mjet të parkuar, në pronësi të shtetasit D.H., është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë e dyshuar plasëse, duke shkaktuar dëme të vogla materiale në pjesën e pasme të mjetit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.