Një shpërthim ka ndodhur pasditen e sotme brenda një kantieri ndërtimi në rrugën “5 Maji”, në kryeqytet. Mësohet se nga shpërthimi nuk ka viktima apo të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se dyshohet që lënda shpërthyese “të jetë vendosur vendosur” në kantier nga persona ende të paidentifikuar. “Dyshohet se shkak të jetë konflikti midis ndërtuesve dhe pronarëve të tokës”, shtojnë të njëjtat burime.
Nga shpërthimi i ndodhur rreth orës 17:10, është dëmtuar një makineri ndërtimi gërmuese e llojit eskavator.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për mbledhjn e provave.
Njoftimi i Policisë për ngjarjen
Më datë 16.03.2016, rreth orës 19:10 në rrugën "5 Maj" në brendësi të rrethimit të një kantieri ndërtimi, ka patur një shpërthim.
Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar vetëm një makineri ndërtimi gërmuese (eskavator), ku nga hetimet paraprake dyshohet të jetë vendosur lënda shpërthyese.
Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale dhe nuk ka të dëmtuar në njerëz. Dyshohet se shkak të jetë konflikti midis ndërtuesve dhe pronarëve të tokës. Shërbimet Policore dhe grupi hetimor në vendin e ngjarjes po kryejnë veprimet.
Redaksia online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO