Tiranë, shpërthime me tritol në Yzberisht dhe Kamzë! Vetëm dëme materiale

Tiranë, shpërthime me tritol në Yzberisht dhe Kamzë! Vetëm dëme materiale

Foto ilustruese

TIRANË-  Dy shpërthime tritoli janë regjistruar në zonën e Yzberishtit në Tiranë dhe një në Kamzë përpara dy banesave.

Të dyja shpërthimet patën dëme materiale ndërsa nuk dihet nëse mund të kenë lidhje me njëra-tjetrën.

Nga shpërthimi i banesës në Kamzë, shtetasit M.Z., i është dëmtuar porta e shtëpisë ndërsa në banesën e shtetasit, A.A., nuk ka patur dëme materiale.

Ende nuk dihen detaje të dy shpërthimeve të cilat ndodhën gjatë natës në Tiranë.

Kujtojmë se një shpërthim tritoli ka ndodhur edhe pak javë më parë në Tiranë pranë zonës së Liqenit të Thatë ku Ronlado Petit i vunë tritol në servisin e tij të makinave.

Report Tv siguroi edhe momentin kur dy persona i vendosën lëndën plasëse biznesit në pronësi të Ronaldo Petit. Një prej tyre që mbante një kapele për të fshehur fytyrën, zbriti nga biçikleta dhe la lëndën plasëse në hyrje të subjektit. Më pas largohet me biçikletë së bashku me autorin tjetër.

Në dëshminë e tij para bluve, Ronaldo Peti u shpreh se shkak ka qenë konkurrenca.  

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Afganistan: 10/08/2022 15:21

    Terrorizem eshte dhe duhet trajtuar si i tille , kush kaper me lende te tipit eksploziv duhet te denohet ne maksimum i formes se prere se kjo lloj specie e eger duhet trajtuar me egersi ndryshe nuk ben mbrapa !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?