TIRANË- Është shembur në orën 15:39 minuta godina 7-katëshe që ndodhej në zonën e “Vilave Gjermane”, në zonën e rrugës së Elbasanit. Godina pa leje ishte bllokuar që ditën e djeshme nga forcat e INUK.
Fillimisht ishte njoftuar se godina do të shembej në orën 15:00, por kjo gjë nuk ndodhi për shkak të një defekti në sistemin e kapsollave që ishin montuar nga forcat xheniere.
Janë bërë edhe dy tentativa të tjera por shpërthimi nuk ndodhi. Pas një modifikimi, pasi janë zëvendësuar 10 kapsollë u krye edhe shpërthimi që solli edhe shkatërrimin e plotë të godinës.
ORA 16:57 INUK: U SHEMB OBJEKTI PA LEJE NE RRUGEN E ELBASANIT
“Shembet me shpërthim të kontrolluar ndërtesa 5-katëshe, objekt pa leje, në kryqëzimin e Rrugëve të Elbasanit dhe “3 Vëllezërit Kondi”, ka bërë të ditur me anë të një njoftimi, INUK. Sipas këtij instituçoni, “kjo shënoi përfundimin me sukses të operaçionit të INUK-ut që drejtohej nga Kryeinspektori Zyhdi Dajti dhe mbështetej nga efektivat e Komisariatit Nr.1 të Drejtorisë së Poliçisë Tiranë dhe speçialistë të Armës së Xhenjos të FA (Forçat e Armatosura).
Nën masa të rrepta sigurie dhe pas përfundimit të punimeve nga forçat xhenjere për vendosjen e lëndës plasëse në kollonat mbajtëse të objektit, u urdhërua realizimi i shpërthimit për rrëzimin e 5-katëshit”.
“Për dy ditë me radhë INUK-u realizoi aksionin për prishjen e këtij objektit pa leje. Veprimet e Inspektoriatit Ndërtimor e Urbanistik Kombëtar nisën dje në orën 09:30 me angazhimin maksimal të forçave të gatshme dhe inspektorëve të terrenit. Situata që nga rrethimi i objektit të paligjshëm, krijimi i zonës së sigurisë, apo puna përgatitore e forçave xhenjere për vendosjen e lëndës plasëse, ka qenë e qetë. Operaçioni u ndërpre dje në mbrëmje, për të nisur sërish sot rreth orës 07:30, kur forçat xhenjere kryen punime specifike teknike për vendosjen e lëndës eksplozive. Rreth orës 15:30 u realizua rrëzimi dhe më pas prishja përfundimtare me mjetet e rënda të INUK-ut e objektit të paligjshëm.
INUK-u vijon aksionet për prishjen e ndërtimeve të paligjshme në të gjithë vendin, në përmbushje të angazhimit të qeverisë për zbatimin me vendosmëri të ligjit për çlirimin e hapësirave urbane dhe zhvillim të qëndrueshëm të territorit”, thuhet në njoftimin e bërë publik nga INUK.
ORA 15:39 SHEMBET ME EKSPLOZIV GODINA 7 KATESHE
Në orën 15:39 minuta është shembur ndërtesa 7-katëshe në zonën e “Vilave Gjermane”. Shembja ishte parashikuar të bëhej rreth orës 15:00, por gjatë procesit të shpërthimit të lëndës eksplozive ka pasur një defekt.
Nga zona ku ndodhi edhe shembja, gazetari Arsen Rusta raporton se shpërthimi ka qenë i madh dhe është ndjerë në një zonë të gjerë. Mësohet se nuk ka dëmtime në njerëz, por janë dëmtuar disa banesa në zonën ku ndodhej ndërtesa 7-katëshe e cila u hodh në erë me lëndë eksplozive.

(Në foto: Momenti i shpërthimit të eksplozivt te kolonat e ndërtesës) Foto të tjera
/Shqiptarja.com