Tiranë/ Shtëpia e barit te 'Kadastra' në Selitë, burg për 3 nga 7 të arrestuarit! Gjykata liron me ‘arrest shtëpiak’ 3 punonjësit e OSHEE dhe të akuzuarin tjetër
Shtëpia e barit e zbuluar në magazinën e 'Kadastrës' në Selitë
Tiranë- Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 3 nga 7 personat e arrestuar për ‘shtëpinë e barit’, që u zbulua pak ditë më parë në një godinë të braktisur në zonën e Selitës, në kryeqytet.
“Arrest në burg” caktua për Erlind Tresën, Asqeri Likajn dhe Elvis Lalën. Ata akuzohen për kultivim kanabisi të kryer në bashkëpunim.
Ndërsa personi që ka organizuar kultivimin e kanabisit është 46-vjeçari Sajmir Karaj, që është shpallur në kërkim nga policia.
Për 3 punonjësit e OSHEE, të akuzuar për shpërdorim detyre dhe Reshit Tresa, që jetonte pranë vendit ku ishte kultivuar kanabisi, Gjykata caktoi masën e “arrestit shtëpiak”.
Aktivitetin dyshohet ta kenë nisur 5 apo 6 muaj më parë. Gjatë operacionit “Tuneli”, policia gjeti dhe sekuestroi 193 bimë kanabis të kultivuara në vazo dhe 100 bimë të tjera u gjetën të thara, të futura nëpër thasë, llamba elektrike, ventilatorë, tuba plastikë, pajisje aspirimi, filtra, bobina dhe sende të tjera që shërbejnë për kultivim bimësh narkotike me anë të llambave, në ambientet e brendshme.
Ky laborator droge u zbulua më 11 Tetor nga ish-deputeti Halit Valteri, tashmë me detyrë të re në zyrën e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, i cili më pas njoftoi policinë. Ai kishte shkuar të inspektonte katin e parë të magazinës së Kadastrës dhe konstatoi në sende të dyshimta. Vetë Agjencia e kadastrës në një reagim publik tha se nuk ka lidhje me ambientin me kanabis.
Gjatë operacionit ‘Tuneli’, u gjetën dhe sekuestruan 193 bimë kanabis të kultivuara në vazo (183 prej tyre janë asgjësuar me anë të djegies ndërsa 10 janë dërguar për ekzaminime të mëtejshme), 100 bimë të thara të futura nëpër thasë, llamba elektrike, ventilatorë, tuba plastikë, pajisje aspirimi, filtra, bobina dhe sende të tjera që shërbejnë për kultivim bimësh narkotike me anë të llambave.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
30.9%
-
Të gabuar
54.7%
-
Nuk e di
14.4%
Vota total: 139
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
FOTO/ Momenti kur edukatorja qëllon 3-vjeçarin në një kopsht në Tiranë! Babai: Më kanë bërë presion që të mos kallëzoja në polici
23 Janar, 20:36
-
Vettingu/ Kërkoi favore seksuale në këmbim të një vendim gjyqësor, KPA shkarkon përfundimisht ish-gjyqtarin Guximtar Boçi
23 Janar, 20:20
-
Berisha thërret të deleguarit e PD për Tiranën dhe u mban fjalim të gjatë për... 2 ditët e qeverisjes së Trump! Nuk harron edhe Sorosin
23 Janar, 20:06
-
Tiranë/ 52-vjeçari humb kontrollin e makinës, godet 2 qytetarë! Përplaset edhe me murin e ambasadës amerikane
23 Janar, 18:58
-
Dyshohet se morën ryshfet, pezullohen nga detyra dy policët në Tiranë! AMP nis hetimet
23 Janar, 17:58
-
Nisin punimet për fazën e dytë të TEDA Tirana, Veliaj: Do punësohen 5-7 mijë persona
23 Janar, 14:53
-
Njohja e periudhave të punës para ’94, miratohen ndryshimet te 'Ligjet', zv.ministrja Manjani: Do njihen pa pengesa proceduriale! Përfitojnë 40 mijë persona në vit
23 Janar, 14:27
-
Tiranë, edukatorja 46-vjeçare shpallet në kërkim, akuzohet se dhunoi një të mitur në kopsht privat tek ‘Astiri’
23 Janar, 13:38
-
Zyrtare/ Njohje e vjetër, Egnatia rikthen në Superligës sulmuesin Guindo
23 Janar, 11:15
-
Antidroga e Tiranës sekuestron 60 kg kanabis, 2 në pranga, 2 në kërkim! Droga me 6 thasë u gjet në makinë! Do shitej 1200 euro kg në Kamëz (EMRAT+VIDEO)
23 Janar, 08:50
-
Dhuna në Oborrin Mbretëror, REPORT TV zbardh vendimin e Gjykatës: Sherri nisi për një dollap mes Gjergj Zaharisë e Princ Lekës! Ja pse u shfajësua Elia
22 Janar, 21:51
-
Nga Budapesti në Shkodër, 300 objekte shqiptare do ekspozohen për herë të parë
22 Janar, 21:22