TIRANE - Rreth 90 shtylla elektrike në Tiranë pritet të zhvendosen nga CEZ-Shpërndarje. Kjo iniciativë është ndërmarrë, pasi shumë prej shtyllave të vendosura në mes të rrugë, janë bërë shpeshherë edhe burim aksidentesh.

Në një dalje për median, drejtori i CEZ-Shpërndarje në rajonin e Tiranës, Sulejman Lami, i pranishëm në rrugën “Artan Lenaj” gjatë inspektimit të punimeve për zhvendosjen e shtyllave, ka bërë me dije se CEZ ka prerë më shumë se 300 lidhje të paligjshme.

Ndërkaq, Lami ka shprehur vendosmërinë të mos lejohet më vjedhja e energjisë elektrike sepse kjo dëmton kompaninë, por dëmton dhe qytetarët që paguajnë energjinë elektrike.

(ad.ti/g.h/shqiptarja.com)